Mot i nxehtë, temperatura të larta edhe sot

Mbi Kosovë edhe sot do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë e me temperatura të larta. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të mos në kontakt direkt me rrezet e diellit.

IHMK ka njoftuar se mot i ngjashëm do të vazhdoj të mbaj gjatë gjithë kësaj jave. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.