(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Mot i nxehtë këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

“Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira thekson Instituti, dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.