Mot i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme, por në këto ditë pritet të ketë reshje lokale shiu

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se në pesë ditët e ardhshme do të kemi mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira, të cilat të martën dhe të mërkuren vende-vende do të sjellin reshje lokale.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 30 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1 – 8 m/s.