Mot i ndryshueshëm gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në 5 ditët e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm në vend.

Sipas Institutit, të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell gjersa gjatë ditës parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Gjatë së martës moti do të jetë kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Instituti ka njoftuar se mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë do të ketë gjatë së mërkurës porse me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Ndërkaq, për të enjten është thënë se moti do të jetë i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake dhe se parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Ndërkaq, për të premten është bërë e ditur se do të ketë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohëpaskohshme me diell.

“Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës”- është thënë në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.