FOTO: Urim Krasniqi/KALLXO.com Prishtina

Mot i ftohtë e me reshje bore në javën e fundit të janarit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të vazhdojë të jetë me masa të ftohta polare.

Sipas IHMK-së të martën pritet që temperaturat minimale të zbresin deri në -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë.

Sot dhe nesër do të ketë dhe reshje të borës, ndërsa ngricat do të mbesin prezente dhe do të jenë më të ashpra në zonat e larta.

“Reshjet e borës do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona”, ka thënë IHMK.