Mot i ftohtë dhe me shi edhe gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë mot të ftohtë dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, në viset e larta priten edhe reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

IHMK potencon se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.