Mosrespektimi i masave për mbrojtje nga COVID-19, autobusi i linjës Ferizaj-Prishtinë përplot udhëtarë

Një qytetar është ankuar në KALLXO.com se një autobus i linjës Ferizaj-Prishtinë nuk ka respektuar masat e autoriteteve shtetërore për mbrojtje nga COVID-19.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com një foto, ku shihet se autobusi është pothuajse përplot me udhëtarë.

Përveç që të gjitha ulëset janë të zëna, në autobus ka edhe udhëtarë që qëndrojnë në këmbë. E sipas qytetarit kishte edhe pasagjerë pa maska.

Pra, në autobus nuk janë respektuar tri masat kryesore të vendosura për mbrojtje nga coronavirusi: mbajtja e maskës, distanca dhe kufizimi i numrit të udhëtarëve në automjet.