Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mosrespektimi i masave antiCOVID, policia jep 532 gjoba

Policia e Kosovës po vazhdon të gjobisë qytetarët që nuk i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar gjithsej 532 gjoba për personat që kanë rënë ndesh me Ligjin antiCOVID-19.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar, kur është shfaqur rasti i parë në Kosovë, e deri më sot janë regjistruar 61,688 persona të infektuar me COVID-19, 53,455 të shëruar dhe 1,511 të vdekur.