Mospërputhje të rezultateve, PZAP urdhëron rinumërimin e votave në disa vendvotime në Pejë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e konsideruar të bazuar ankesën e kandidatit për Kuvend Komunal të Komunës së Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fatos Elezaj.

Në bazë të vendimit të PZAP-së, do të rinumërohen votat në Qendrën e Votimit 1706c përkatësisht në vendvotimet 1706c/01R, 1723c/02cR, 1723/03R, 1723c/05 dhe 1723c/038R.

Elezaj kishte pretenduar se ka tjetërsim dhe mospërputhje të votave në rezultat në mes të formularëve dhe me rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP njofton se pas shqyrtimit të provave si dhe nga hetimi i bërë në materialin zgjedhor është konstatuar se ka mospërputhje të rezultateve të shpallura nga KQZ me Formularët e Rezultateve të Kandidatëve dhe Formularit Përfundimtar të Rezultatit.

KËTU PZAP-së për ankesën e kandidatit Elezaj.

Më 3 nëntor, KQZ ka publikuar rezultatet për kuvende komunale nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor.

Ndaj këtyre rezultateve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi këtë të diele, se ka pranuar 352 ankesa të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale kundër vendimit të KQZ-së