Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mospërkthimi i masave dhe vendimeve të MSh-së gjatë pandemisë, paraqiti problem të qytetarët serb

Marsi i vitit 2020 shënoi numrat e parë ta rasteve të infektimit të qytetarëve me COVID-19.

Informacionet fillimisht ishin të mangëta për shkak të variantit të virusit, ndërsa muajt në vijim u ndërmorën masa të shumta për të parandaluar përhapjen për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve.

Në Kosovë, Ligji në fuqi për përdorimin e gjuhëve zyrtare në institucionet shëndetësore nuk respektohet në mënyrën më të mirë për shkak të mungesës së përkthyesve.

Një arsyetim i tillë është vërejtur në disa nga institucionet në Kosovë, si në drejtësi, arsim, shëndetësi e madje edhe nëpër komuna.

Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë ka qenë organi kryesor i cili ofronte këshilla e udhëzime se si të veprohej në raste të infektimit dhe trajtimit shëndetësor ndërsa udhëzimet e masat nuk ishin përkthyer me kohë dhe qytetarët e komuniteteve joshumicë kanë pasur vështirësi të kuptojnë se çfarë po  ndodhte.

Fillimisht të dhënat tregojnë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, institucioni kyç gjatë kohës së pandemisë nuk ka pasur asnjë përkthyes të gjuhës serbe por edhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë.

Aleksander Stojanoviq, banor i Komunës së Shtërpcës, tregoi sfidat që kishte pasur gjatë kohës së pandemisë.

“Gjatë kohës së pandemisë, në gjuhën tonë s’ka pas informata. Informatat i kemi marrë nga mediat, televizionet serbe, pasi që ne kemi operator kabllorë me kanale serbe ndërsa sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës nuk kemi pasur asnjë informatë, pra unë nuk kam marrë asnjë informatë, ose ato janë vonuar ose s’kanë mbërri fare”, thotë Stojanoviq.

Një banore tjetër, Jasna Sibiniviq tregon se ka qenë vështirë të marrësh informacione në fillim të pandemisë nga institucionet shëndetësore në Kosovë.

“Janë vonuar, por më vonë kanë mbërri disi këto informacione”, thotë ajo.

Sllagjana Dobrosavleviq, banore në Shtërpcë, ka thënë se nuk është respektuar ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

“Gjatë pandemisë ka qenë shumë vështirë, kur flasim për respektimin e Ligjit për gjuhët sepse të gjitha informatat i kemi marrë vetëm në gjuhën shqipe, si ne qytetarët, si mediat”, tregon ajo duke shtuar se i është dashur që të hyjë në rrjete sociale dhe të përdor përkthyes online.

Përveç qytetarëve, vështirësi në marrjen e informacioneve në gjuhën serbe nga gjuha shqipe kanë pasur edhe gazetarët.

Kryeredaktorja e portalit online “KoSsev”, Tatjana Llazareviq tregon se nga Ministria e Shëndetësisë kishin pranuar të dhëna vetëm për të sëmurët me COVID-19.

“Më duhet të theksoj se edhe në këtë rast kemi mjaft dallime krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë Qeverisë Kurti 1, kumtesat ishin shumë më azhure duke krahasuar me qeverinë Kurti 2. Si gazetare, që i përmbahem standardeve nuk mund të jem e kënaqur me këtë, por në fakt, kam një gamë të tërë arsyesh të kritikoj këtë mënyrë të komunikimit dhe mungesën e informacioneve”, tregon Llazareviq.

pandeminë në fillim i merrnin vetëm në gjuhën shqipe.

“Na paraqiste vështirësi për të kuptuar, përkthyer por edhe për t’i transmetuar të dhënat e sakta shikuesve dhe lexuesve tanë dhe ne pastaj i jemi drejtuar Komisionerit për Gjuhë por edhe më tutje ballafaqohemi me problemin e njëjtë”, thotë Jovanoviq deri sa shton se ka raste kur marrin njoftimet nga institucionet në Kosovë në gjuhën serbe por që nuk janë të plota.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë arsyeton mungesën e përkthimeve të të dhënave për pandeminë, pasi që sipas tij kanë pasur vetëm një përkthyes.

“Kemi pasur telashe, jo çdo informacion apo vendim që është publikuar për menaxhim të COVID-19 ka mund të jetë në dy gjuhë, por gradualisht kemi bërë përmirësime sepse edhe ligji obligon institucionet që dokumentet që kanë interes për publikun, të jenë të qasshme për të gjithë komunitetet, varësisht gjuhës që kuptojnë”, thotë Hoti.

Ai shton se ka qenë e vështirë me një përkthyes, të përkthehen vendimet për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë për të gjitha komunat e Kosovës, sa janë gjithsej 38.

“Shpesh herë ka ndodhur që masat për komunat e caktuara të ndërmerren në orët e mbrëmjes dhe ka qenë e pamundur le të themi që 38 vendime, për 38 komuna në mënyrë automatike të jenë të përkthyera në të gjitha gjuhët zyrtare”, shton Hoti.

Banorja e Komunës së Shtërpcës, Jasmina Zhivkoviq, thotë se problemi i përkthimit të njoftimeve nga gjuha shqipe në atë serbe është i kamotshëm.

“Është një problem që moti vazhgitet nëpër institucione në këtë rajon, pra nuk është duke u zbatuar ligji për përdorim të gjuhës po ashtu edhe Kushtetuta i cili garanton të drejta të barabarta të gjuhëve”, shpjegon Zhivkoviq.