Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Mosmarrëveshje për udhëtarë, përleshen fizikisht dy taksistë në Vushtrri

Një mosmarrëveshje për udhëtarë ka përfunduar me konfrontim fizik mes dy taksistëve në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar njëri prej tyre nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht tjetrin dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me disa udhëtarë pasi që i dyshuari dhe viktima punojnë si taksistë” – thuhet në raportin policor.

Raportohet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.