Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mosmarrëveshje për rregullimin e veturës në Vushtrri përfundon me gjuajtje me armë

Një mosmarrëveshje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Dollërlluk të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit për këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuari që cilët pas një mosmarrëveshje në lidhje me rregullimin e një veturë janë përleshur fizikisht.

Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një revole, një karikator me tre fishekë, dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.