Mosmarrëveshje për kontrate prone, i dyshuari kërcënon me vrasje dhe i kërkon 100 mijë euro viktimës

Një person në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje rreth një kontrate prone, përmes telefoni është kanosur me vrasje dhe me detyrim.

Sipas njoftimit, nga viktima është kërkuar një shumë parash në vlerë prej 100 mijë euro.

Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet.