foto: Ilustrim

Mosmarrëveshje për kontest pronësor, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Mramor në Komunën e Prishtinës.

Policia ka sqaruar se tre të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete. Shkak i kësaj mosmarrëveshje sipas policisë ishte një kontest pronësor e më pas të njëjtit kishin kërcënuar njëri tjetrin.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.