Mosmarrëveshje në Vushtrri, përdoren edhe armë

Dy të dyshuar, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria janë arrestuar dje në Vushtrri, pasi ishin përfshirë në një mosmarrëveshje me një person tjetër.

Sipas policisë, njëri prej tyre kishte gjuajtur me armë zjarri, por nuk ka pasur të lënduar.

Policia thotë se nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të gjata të gjuetisë njëra me 5 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe dy gëzhoja të fishekëve të pushkës së gjuetisë.

Tutje është thënë se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Megjithatë nuk janë bërë të ditura arsyet e mosmarrëveshjes.