Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mosmarrëveshje në trafik, sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 15.02.2025 ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.