Ilustrim

Mosmarrëveshje mes disa personave, sekuestrohet një pushkë automatike

Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe konfiskimit të saj është raportuar në fshatin Bërnicë e epërme në Prishtinë, dje rreth orës 13:22.

Sipas Policisë, është raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhë në mes të disa personave, me urdhër të prokurorit policia ka bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, i cili nuk është takuar në shtëpi por nga një i afërm i tij është sekuestruar një pushkë automatike AK-47 të cilën armë i dyshuari e kishte pasur me vete kur kishte ndodhur mosmarrëveshja.

Policia ka theksuar se kjo është vërtetuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti vazhdon të hetohet.