Ilustrim

Mosmarrëveshje mes disa personave për drurë, shkrepet arma dhe plagoset një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë përleshur fizikisht me një person tjetër në fshatin Mramor të Prishtinës, shkaku i një mosmarrëveshje rreth disa druve ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës ku edhe i ka shkaktuar lëndime.

“Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti është nën hetime.