Mosmarrëveshja përfundoi me tentimvrasje, e shkeli viktimën me veturë

 

Një person është arrestuar nga Policia në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për tentim-vrasje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje e ka goditur viktimën me veturë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje” ka bërë të ditur Policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nobert Jokli’ në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme.