Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Mosmarrëveshja në komunikacion përfundon në rrahje me shufra metalike
16.11.2020 - 11:42
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Shtime.
I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari i cili pas mosmarrëveshjes në komunikacion, ka goditur me një shufër metalike viktimën.
I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendin i ngjarjes mirëpo më vonë është arrestuar nga policia.
Viktimës së rastit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurorit i shtetit, me vendim të të cilin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.