Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mosmarrëveshja në komunikacion përfundon me rrahje

Disa persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Policia ka njoftuar se katër të përfshirët në rrahje kanë pasur lëndime dhe se të njëjtit kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit.

“Pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve. Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta (shkop dhe thikë). Të lënduarit janë dërguar në Spital kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor dhe janë liruar nga spitali. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.