Kryeministri britanik, Boris Johnson pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky, Foto:Boris Johnson, Twitter

Moska ndalon hyrjen në Rusi të Boris Johnsonit

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të shtunën se kishte ndaluar hyrjen në këtë vend të Kryeministrin britanik Boris Johnson, sekretares së Jashtme Liz Truss, sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve e politikanëve të tjerë të qeverisë britanike.

Zyrtarët rusë thanë se masa ishte në përgjigje të asaj që Moska e cilësoi si veprim të pashembullt armiqësor nga ana e qeverisë britanike, në veçanti me vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë.

Kremlini e cilëson zotin Johnson, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, si pjesëmarrësin më aktiv në atë që e quan “garë për të qenë anti-rus”.

Një javë më parë, zoti Johnson vizitoi Kievin, ku ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësuan njëri-tjetrin për bashkëpunimin që prej fillimit të sulmit të Rusisë, të cilin Moska e quan një operacion special ushatarak.

Si përgjigje ndaj vendimit të Moskës zëdhënësi i qeverisë britanike tha se Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qeverisë ruse në Ukrainë dhe i bëri thirrje Kremlinit të ndalë luftën.

Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi zëdhënësi i qeverisë britanike./VOA