COVID-19

Mosha e të vdekurve nga COVID-19

14 persona kanë vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 259 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 5 mijë e 505 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137 mijë e 452”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria ka publikuar moshën e 14 të vdekurve nga COVID-19.

Sipas të dhënave, 9 prej tyre janë të gjinisë femërorë ndërsa pesë janë meshkuj.

Ndërsa mosha e 14 personave që kanë vdekur janë si në vijim: katër janë mbi  moshën  80 vjeçare, katër janë 70 deri 79 vjeç, 3 janë të moshës 60-69, dy janë 50-59 vjeç dhe një person i përket moshës 40 deri në 49.

Sërish numër dyshifror i të vdekurve me COVID-19