Foto: BBC

Mosha e kosovarëve të identifikuar me coronavirus

Ndonëse në botë mosha më e prekur me coronavirus është mosha e tretë, në Kosovë sipas komunikatës së  Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk del të jetë ashtu.

Sipas IKSHPK, tetë nga të konfirmuarit me COVID-19 janë të gjinisë femërore dhe tetë të asaj mashkullore.

Po ashtu, mosha e prekur me COVID-19 në Kosovë shkon nga 5 vjet deri në mbi moshën 70 vjeçare.

“Rastet janë të grup-moshave 5 – 14(2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste)”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa të prekurit me coronavirus, janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19.

Në Kosovë, nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre kanë rezultuar pozitive.