COVID-19

Mosha e 19 të vdekurve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

19 persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre 12 të gjinisë mashkullore dhe shtatë të gjinisë femërore.

Nga mosha 30-39 vjeç është shënuar një rast i vdekjes, mosha 50-59, tre raste, mosha 60-69, tre raste, mosha 70-79, shtatë raste dhe mbi 80 vjeç, pesë raste të vdekjeve.

Prej 19 të vdekurve, nga dy raste janë raportuar në komunat e Obiliqit, Ferizajt, Podujevës, Malishevës, ndërsa nga 1 rast është raportuar në Kaçanik, Istog, Prishtinë, Dragash, Viti, Prizren, Fushë Kosovë, Drenas, Mitrovicë, Kamenicë dhe Pejë.

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19