Foto: REL

Mosha e 14 të vdekurve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Sipas të dhënave prej tyre nëntë janë të gjinisë femërore dhe pesë të gjinisë mashkullore.

Ndërsa mosha e të vdekurve është si në vijim: nga mosha 30-39, një i vdekur; mosha 40-49, dy të vdekur; mosha 50-59, një i vdekur; mosha 60-69, dy të vdekur; mosha 70-79, shtatë të vdekur dhe mbi moshën 80 vjeç, një i vdekur.

Në Kosovë deri sot janë shënuar 2 mijë e 758 raste të vdekjeve me COVID-19.