COVID-19

Mosha e 14 të vdekurve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Nga 14 vdekjet e shënuara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Shëndetësisë, ata u përkasin këtyre moshave: Nga mosha 60-69 tre raste të vdekjeve; nga mosha 70-79 shtatë vdekje dhe mbi 80 vjeç, katër vdekje.

Prej tyre, tetë janë të gjinisë mashkullore dhe gjashtë të gjinisë femërore.

Katër prej të vdekurve janë nga Drenasi, dy nga Prishtina dhe nga një rast prej Fushë Kosovës, Lipjanit, Mitrovicës, Pejës, Klinës, Malishevës, Prizrenit dhe Istogut.

14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19