Foto: REL

Mosha e 12 të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vdekje me COVID-19.

Prej tyre, shtatë janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

Nga mosha 50-59 është shënuar një rast i vdekjes, mosha 60-69 pesë vdekje, mosha 70-79, tre vdekje dhe mbi 80 vjeç, tre vdekje.

Prej 12 të vdekurve, Gjilani dhe Drenasi regjistruan nga dy të vdekur, ndërsa Gjakova , Istogu, Prishtina, Mitrovica, Rahoveci, Fushë Kosova, Vushtrria dhe Klina, nga një raste të vdekjeve.

 

12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19