Arkiv/Ilustrim

Mosha dhe prejardhja e 11 viktimave nga COVID-19

Këtë të shtunë në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima nga koronavirusi i ri.

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 6 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femrore.

Një nga viktimat që humbi jetën nga Covid-19 ishte një burrë nga Gjilani i grupmoshës 40-49 vjeç, 3 viktima të grupmoshës 50-59 nga Istogu, Podujeva, Malisheva, një i grupmoshës 60-69 vjeç nga Suhareka, një i grupmoshës 70-79 vjeç nga Shtimja dhe 5 viktima i përkisnin grupmoshës mbi 80 vjeç nga Istogu, Fushë Kosova, Prizreni, Gilani dhe Prishtina.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 18 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 2 mijë e 889 viktima.