Ilustrim

Mori qasjen në Facebook dhe kërkoi para në emër të tij, rasti po hetohet

Një person në Mitrovicë është ankuar në Policinë e Kosovës se një i panjohur pa autorizimin e tij ka marrë qasjen në llogarinë e tij në Facebook.

Përmes llogarisë së tij, i njëjti është duke kërkuar para në vlerë 1500 euro në emër të tij.

Sipas Policisë, rasti është në procedurë hetimore.

Në një rast tjetër, Policia thotë se një person është ankuar se persona të panjohur pa autorizimin e tij kanë bërë pagesa nga llogaria e tij në Facebook. Edhe ky rast është në procedurë hetimore.

Të dy rastet sipas Policisë kanë ndodhur dje rreth orës 10:00.