Gurthyes FOTO- "Ec ma ndryshe"

Moratorium dy vjeçar për gurëthyesit e rinj

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka marrë vendim për të vendosur moratorium për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor.

Aliu thotë se ky vendim është marrë për periudhën dy vjeçare (qershor, 2021 – qershor, 2023).

“Si ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kam marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare (qershor, 2021 – qershor, 2023). Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror, i cili do të shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, thuhet në publikimin e ministrit.