Monego kërkon që të shtyhet revokimi i liçencës deri në një vendim të Gjykatës

Investitorët e institucionit mikrofinanciar ‘Monego’ kanë deklaruar se janë të gatshëm të gjejnë një dialog me autoritetet mbikëqyrëse për të rifituar liçencën dhe që kompania të operojë.

Ky reagim vije gjashtë ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mbylli ‘Monego’-n.

Avokati Arianit Koci e quajti vendim skandaloz dhe joligjor. Ai kërkoi nga BQK që të shtyjë revokimin e liçencës deri në një vendim të Gjykatës.

“Ky vendim është skandaloz dhe krejt jo ligjor. Është shpronësim brutal i një investitori të huaj. Zgjidhja më e mirë për të adresuar situatën aktuale do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte investitorit të Monego të drejtojë biznesin e tij, derisa Gjykata të vendosë nëse vendimi i Bankës Qendrore ishte i ligjshëm”, tha Koci në një konferencë për media.

“Ne besojmë se një vendim i tillë i Gjykatës gjithashtu do të largonte çdo shqetësim në lidhje me aftësinë e likuiduesit të caktuar për të siguruar rikuperimin e investimeve të investitorit të Monego”, tha Koci.

Ai deklaroi se puntorët vazhdojnë deri në fund të këtij muaji që të jenë të punësuar por jo që të punojnë.

Përfaqësuesi i aksionarëve të Monego, Aldis Umblejs deklaroi se nëse është e nevojshme janë të gatshëm të rregullojnë modelin aktual të biznesit dhe të punojnë ngushtë me BQK-në.

“Operacionet tona gjithmonë kanë qenë të bazuara në transparencë, në parimet më të larta të qeverisjes korporative dhe përgjegjësi ndaj vendit në të cilin veprojmë. Ne gjithmonë i kemi respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë sepse duam të punojmë këtu në plan afatgjatë. Prandaj vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ishte një befasi për ne”, tha Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego.

Ai deklaroi se ka investuar 12 milionë euro për të themeluar Monego-n në Kosovë.

“Ne ndjejmë përgjegjësi ndaj punonjësve dhe klientëve tanë që të gjejmë mënyrën e rikthimit të licencës së Monego-s. Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë. Andaj, ne i kërkojmë likuiduesit Z. Zeneli, të ketë transparencë të plotë në aktivitetet e tij, ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë që të konfirmojë që të gjitha fondet Monego do të ri-kthehen, duke filluar me gjërat bazike-hapjen e degëve në mënyrë që njerëzit të mund të paguajnë kreditë e tyre”, shtoi ai.

Javën tjetër, aksionarët Monego pritet që të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar me 6 dhjetor se dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Devijimi më shqetësues ka të bëj me normën e interesit që kanë rezultu më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan. Normat janë jashtë çdo standardi”, kishte bërë të ditur guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Lidhur më këtë vendim kanë protestuar punëtorët e Monegos, dy ditë më parë.

‘Monego’ udhëzon qytetarët ku mund t’i paguajnë kreditë

Pas mbylljes nga BQK, protestojnë punëtorët e Monego-s

.