Sulmi rus në Ukrainë, Foto: VOA

Momenti kur raketa ruse godet një ndërtesë në jug të Ukrainës - VIDEO

Një raketë ruse goditi ndërtesën e administratës rajonale në qytetin portual të Mikolaivit në jug të Ukrainës të martën.

Si pasojë e sulmit janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur 33 të tjerë, raporton Zëri i Amerikës. 

Rusia po vazhdon sulmet në Ukrainë, ndonëse të martën pas takimit mes të dyja palëve në Stamboll të Turqisë, përfaqësuesit rusë ishin zotuar se do të reduktojnë sulmet.