Momenti kur protestuesit sulmojnë veturën e Policisë në Zveçan

Disa protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë një veturë të Policisë së Kosovës në rrugët e Zveçanit.

Në pamjet e RTV Dukagjinit shihen protestuesit duke hedhur gurë në drejtim të veturës, e cila ishte duke u larguar nga vendi ku kanë qenë protestuesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se një zyrtar policor është lënduar në veri të Kosovës gjatë protestave të protestuesve serbë në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Protestuesit gjithashtu kanë sulmuar me mjete të forta tri vetura të Policisë së Kosovës, dy prej të cilave janë dëmtuar.