Kamerat e fshehura filmojnë parajsën e kazinove në Viti

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, sonte shfaqi pamjet e aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Komunën e Gjilanit.

Pamjet shfaqin ndërhyrjen e shpejtë të organeve ndjekëse, arrestimin e katër personave, dhe sekuestrimin e dhjetëra provave.

Gjatë aksionit zyrtarët policor morën urdhër që në një lokacion ku dyshohej se po luheshin lojëra të fatit ta thyejnë derën dhe të kryejnë kontrollin.

Gjatë emisionit të sotëm u shfaqën pamjet e momentit kur zyrtaret policor arrijnë të hapin derën me forcë dhe të marrin prova të ndryshme të cilat dokumentojnë se aty deri vonë luhej bixhoz.

Në këtë lokacion policët arrijnë të marrin mjete të bixhozit, letra dhe pajisje të tjera.

Disa javë para aksionit, ekipet tona kishin luajtur në njërin nga këto lokacione dhe pamjet nga ai vend I kishte dorëzuar në Prokurorinë e Gjilanit.

Në këtë lokacion u vërejt një skemë tjetër e bixhozit. Aty u pa se kompjuterët e makinave të “sllot” të cilat ishin përdorur më parë dhe njiheshin si aparatet e kazinove, janë lidhur me televizor.

Loja zhvillohet duke paguar paratë tek menaxherët e lokaleve ndërsa lojtari ka në dorë vetëm një maus.

Qindra pajisje të tilla besohet të jenë adaptuar në këtë formë ndërsa ekipi ka hasur në të paktën 3 lokacione, ku duke përdorur kamerat e fshehura i ka filmuar.

Emisionin e plotë “Krimi me baste 2 “, mund ta ndiqni në këtë link.

Një javë më parë, drejtësia në Kosovë shfaqi emisionin Krimi me Baste, në të cilin ishin bastisur nëntë lokacione në të cilat po zhvillohej veprimatria e lojërave të fatit.