Screenshot nga video e Policisë së Shtetit/ Facebook
Momenti kur Policia e Shtetit përdor helikopterin për gjetjen e kanabisit (VIDEO)
Policia e Shtetit nga ajri ka kryer kontrolla në zona me terren shumë të vështirë me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 8602 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon” – thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare më 28.07.2024