Momenti kur polici e ndalon të dyshuarin me Kallashnikov

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, në adresë të KALLXO.com kanë ardhur pamje të reja rreth incidentit.

Në videon e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com shihet një person i plagosur, të cilit disa qytetarë përpiqen t’i japin ndihmë.

Ndërkohë, më pas shihet edhe një person me Kallashnikov në dorë, pak metra larg personit të plagosur.

Ai ndalet nga një pjesëtar i Policisë.

Një person është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në një përleshje të armatosur që ka ndodhur sot në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1”.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.