Momenti kur i hiqet arma dhe arrestohet burri i armatosur që tentoi të grabiste në market në Gjilan

Punëtorët e një marketi në Gjilan kanë arritur ta ndalojnë një person, i cili nën kërcënimin e armës ka tentuar të grabisë paratë nga arka.

“I dyshuari nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit t’ia grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët e tjerë prezentë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur që ta ndalin të dyshuarin” – ka njoftuar Policia.

Ndërsa, shpejt njësitet të shumta patrulluese policore kanë arritur në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Policia ka njoftuar se gjatë hetimeve janë gjetur prova të qëndrueshme se ky i dyshuar besohet se është i përfshirë edhe në një rast tjetër të grabitjes, që ka ndodhur më 16 nëntor në një pikë karburanti në rrethinën e Gjilanit.

I dyshuari, që është rreth të 40-ve, është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë për – grabitje dhe për grabitje në tentativë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Arrestohet burri i armatosur që tentoi të grabiste marketin në Gjilan – FOTO