Momenti i përplasjes së aeroplanit me murin e pistës në Kore të Jugut - VIDEO

Mediumi britanik BBC ka publikuar pamje të përplasjes së një aeroplani me 181 pasagjerë me murin e pistës  gjatë uljes në një aeroport në Korenë e Jugut, më 29.12.2024.

Pamjet i gjeni në këtë LINK.

Fluturimi Boeing 737-800 – i operuar nga linja ajrore Jeju Air – po mbërrinte në Aeroportin Muan nga Bangkoku, Tajlandë.

Prej gjithë personave në bord, vetë dy të mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit të fluturimit, u nxorën  të gjallë.

Pamjet gjithashtu shfaqin operacionin masiv të shërbimeve emergjente, me më shumë se 1,500 personel të angazhuar.

Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.