Dardan Molliqaj - PSD

Molliqajt nuk i duket e drejtë që të korruptuarit të dënohen me burgim

Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendosja e kritereve për kandidatët me aktakuza në listat e deputetëve, është e padrejtë.

Në emisionin Rubikon të KTV-së, Molliqaj tha se diskutimi që e bëjnë ndërkombëtarët për kandidatët me aktakuza është i padrejtë dhe i pa precedent.

“Paramendojeni çka patën pru, nuk e di a ka kaluar ajo pikë me ketë Kodin Penal të ri, që mos me pas mundësi me u denu për një vepër korruptive me gjobë ose dënime alternative që quhen. Pra, edhe nëse e ki keqpërdor 10 euro, hipotetikisht, ti duhesh me shku vetëm në burg”, ka thënë Moliqaj.

Ai ka thënë se që me ecë përpara, duhet me pas besim në shoqëri.

“Nëse njerëzit e këtij vendi mendojnë që X kandidati në cilën do listë është i akuzuar për një çështje, ata duhet me votu ose jo. Nëse qytetari i Republikës së Kosovës i beson filan-fistekut, që përkundër që ky është i dyshuar për këtë punë edhe nuk ka vendim, ia jep besimin, nuk mundemi ne me gjyku”, ka deklaruar Molliqaj.