Foto: KALLXO.com

Molliqaj: ZRrE nuk ka gatishmëri ta publikojë vendimin për tarifat e energjisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë aksionit kundërshtues që po e zhvillojnë brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se ky institucion nuk ka gatishmëri të publikojë vendimin me tarifat e reja.

Ai i ka quajtur mashtrime deklarimet nga ZRrE, duke thënë se çmimi i rrymës është rritur edhe për shpenzimet deri në 800 kilovatë.

“ZRrE nuk ka gatishmëri me e publiku vendimin. Kryetari ka rrejt sepse çmimi është rrit edhe deri në 800 kilovatë, sepse nuk po e publikon vendimin edhe të subvencionit të Qeverisë. U konfirmua se ka gënjy dhe ka mashtru. Ne jemi këtu që me i detyru me iu përgjigj publikut. Ky zyrtar [për kryetarin e Bordit të ZRrE, Ymer Fejzullahu] ka vendos me bo sfilata edhe mos me u përgjigj”, tha Molliqaj.

Molliqaj dhe aktivistë tjerë të PSD-së po qëndrojnë brenda zyreve të ZRrE-së dhe pse kryetari i Bordit të ZRrE , Ymer Fejzullahu u ka kërkuar të lirojnë objektin.

Dardan Molliqaj i shkon në zyre kryetarit të bordit të ZRrE-së – VIDEO