Dardan Molliqaj, VV. Foto: Kallxo.com

Molliqaj: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, PSD është humbësja e zgjedhjeve

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se është fakt se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe fakti tjetër është se PSD-ja është humbësja e këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Janë dy fakte: njëri fakt është se Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve dhe fakti tjetër është se PSD-ja është] humbësja e zgjedhjeve”, tha Molliqaj në TV Dukagjini.

“Ne i kemi humbur zgjedhjet jo në fushatë por shumë më herët”, shtoi zyrtari i PSD-së.

Dardan Molliqaj ka qenë kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Pas numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e ndjekur nga LDK-ja, pastaj PDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD.