Dardan Molliqaj - PSD
Molliqaj: PSD do të jetë subjekti përcaktues
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se PSD do të jetë subjekti përcaktues në këto zgjedhje.
Molliqaj ka shtuar se në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita.
“Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve”, ka shkruar Molliqaj në facebook.
Më tej ai ka numëruar arsyet se pse PSD po sulmohet.
“PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit. PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme. Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë”, ka thënë Molliqaj.
Deputeti Molliqaj është shprehur se asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet socialdemokrate dhe anti-populliste.
“Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet”, ka përfunduar Molliqaj.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeminsitrit më 19 korrik, pasi njoftoi se është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Ai dha dorëheqje me arsyetimin se në Hagë nuk dëshiron të shkoj si kryeministër i Kosovës por si Ramush Haradinaj.
Më 5 gusht u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e thirrur nga kryetari Veseli, në të cilën u ra dakord që Kuvendi të shpërndahet më 22 gusht.