Molliqaj: Palajmërimi për ngritje të çmimit të rrymës, palajmërim për protesa

Kryeu i Paritsë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka reaguar pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook thotë së dokumenti ku parashihet rritja e çmimit të energjisë është shqetësues.

“Dokumenti i publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ku parashihet të ketë rritje çmimit të rrymës është shqetësues. ZRRE kërkon 132.7 milionë euro shtesë. Sërish. Qytetarët po paguajnë dy fish për energji elektrike. Dhe kur e dimë që s’janë bërë as një muaj nga subvencionimi prej 20 milionë euro”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj thotë së Kosova nuk mund të paguajë ekspertë sa herë që Qeveria Kurti lëshohet në paranoja.

“Çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë për shkak se ne e paguajmë pjesën tjetër me shëndetin tonë. Ne nuk mund t’i paguajmë ekspertët e jashtëm sa herë që qeveria Kurti lëshohet në paranoja”, ka theksuar Molliqaj.

Molliqaj thotë se shtrajtimi i energjisë elektrike ka kuptim nëse KEK-u ka bërë ndonjë investim në gjeneratorë.

“Nëse KEK-u ka bërë ndonjë investim në gjeneratorë, ka sens rritja e çmimit. Por, sipas raporteve të fundit financiare të KEK-ut, kjo korporatë ka pasur fitim vjetor mbi 20 milionë euro, që i bie se çmimi i gjenerimit është më i lartë se që paguajmë ne”, thotë kryetari i PSD-së.

Molliqaj në fund ka kërkuar që Qeveria duhet të krijojë kushte që KESCO të shtrijë faturimin edhe në pjesën veriore të vendit.

“Qeveria të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në Veri. Qeveria ta ndalë koketimin me KEDS-in dhe ta obligojë atë t’i ulë humbjet, siç është e paraparë me marrëveshjen e privatizimit”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj gjatë një konference për media me herët duke folur për krizën energjetike në Kosovë, kishte thënë se blloku A3 dhe A5 kishin rënë qëllimisht nga sistemi, lidhur me këto deklarata ai ishte ftuar për të dhënë  dëshmi në Polici dëshmi lidhur më këtë deklarim.