Molliqaj: Marrëveshja me Serbinë ka kundërshtim popullor, nesër protestojmë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se nga dakordimi në Ohër, Kosova ka marrë vetëm obligime.

Sipas tij, pesë vendet anëtare te BE-së nuk kanë treguar ndonjë indikacion që do ta njohin Kosovën pas kësaj marrëveshje.

“Ajo që mund të konstatohet është një marrëveshje që ka kundërshtim popullor. Ajo që dihet tashmë është se pesë vendet anëtare te BE-së nuk kanë asnjë indicie që do ta njohin Kosovën. S’ka asnjë garancë për anëtarësim në NATO. Njohja nga Serbia jo vetëm që nuk është pjesë e kësaj marrëveshje por kryeministri është pajtuar që as të mos e kërkoj njohjen”- ka thënë ai.

Sipas PSD-së, është jetike që të ndalet Qeveria e Kosovës.

“Asociacion Kosova me këtë dakordim do të ketë prandaj besojmë që është jetike, njëra për demokracinë që kjo Qeveri të ndalët në këtë drejtim”- ka thënë ai.

Tutje ai ka folur edhe për protestën e cila pritet të mbahet nesër për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së dakorduar dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai tutje ka shtuar se protesta është mbështetur edhe nga partia Nisma.

“Protestën tonë e ka mbështetur Nisma, pjesëtar te organizatave të dala nga lufta. Ka disponim për protestën e nesërme”- ka thënë ai.

Molliqaj beri të ditur se protesta fillon në ora 14:00 në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

PSD proteston me 25 mars, kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit