Dardan Molliqaj - PSD
Molliqaj kërkon ndihmë për të paguar dënimin prej 20 mijë që iu shqiptua PSD-së
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj ka kerkuar ndihmë nga qytetarët për të mbledhur shumën e nevojshme për të paguar gjobën 20 mijë euro që Agjencia për Informim dhe Privatësi i shqiptoi kësaj partie.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dënuar PSD-në për publikimin e të dhënave të peticionit kundër Zajednicës.
Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin Facebook u shpreh se kjo Agjenci, e cila, sipas tij, drejtohet nga një militante e LVV-së, ka dënuar pa arsye PSD-në.
“Shteti i kapur nga Albin Kurti sot po përdoret për luftë speciale kundër opozitës. Agjensioni i Privatësisë që drejtohet nga një militante e VV-së, e dënoi PSD-në me 20 mijë euro gjobë, pa arsye, n’shpërputhje me ligjin dhe vetëm për shkak të presionit që i erdhi nga Qeveria. Qeverisë së Zajednicës, i paska penguar aq shumë që ia kemi shpalosur peticionin që po e shkelë”- është shprehur Molliqaj.
Tutje ai shton se PSD është subjekt me të hyra të vogla dhe pa ndihmën e qytetarëve nuk do mund të paguajnë këtë gjobë.
“PSD është subjekt me të hyra shumë të vogla financiare dhe pa ndihmën tuaj nuk do të mund të paguajmë asnjë dënim dhe përmbaruesit privatë, të angazhuar nga Qeveria, do t’fillojnë me konfiskimin e çdo gjëje që i takon PSD-së”- shtoi më tej Molliqaj.
Molliqaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me mjete financiare për të përballuar këtë dënim, sipas tij, të jashtëligjshëm.
“Prandaj ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare, për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt”- shtoi ai.
Të dhënat bankare të PSD-së:
Emri: Partia Socialdemokrate
Nr. i Xhirollogarisë: 1501090001041368
IBAN: XK05
Banka: Raiffeisen Bank Kosova
Pershkrimi: Donacion + nr personal i donatorit
“Si persona individual, ju mund të dhuroni jo më shumë se 2000 euro në vit si total, kurse si biznes, jo më shumë se 10,000 euro total për vit dhe jo më shumë se 1000 euro brenda ditës”- thuhet në shkrimin e Molliqajt.