Molliqaj: Anulohet protesta që parashihej të mbahej në Gjilan

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), ka njoftuar se është anuluar protesta e paraparë që të mbahet në Gjilan.

Protesta është anuluar pas njoftimit se aktiviteti i kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova,  do të zhvillohet përmes internetit.

“Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty”, ka shkruar Molliqaj.

Paralajmërimi për protestë, kryetarja e Gjykatës Speciale anulon vizitën e paraparë në Gjilan