Moderna padit Pfizer për teknologjinë e vaksinës kundër Covid-19

Kompania Farmaceutike Moderna tha se do padis korporatën farmaceutike dhe bioteknologjike Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të patentave në zhvillimin e vaksinës së parë kundër COVID-19, raporton BBC.

Kompania amerikane e barnave Moderna po pretendon se teknologjia mRNA që zhvilloi u kopjua nga Pfzier dhe partneri i saj BionTech.

Padia, e cila kërkon dëme të paspecifikuara financiare, u ngrit në Gjermani dhe në shtetin amerikan të Massachusetts.

Në një deklaratë, Moderna tha se Pfizer/BioNTech kopjoi dy lloje të pronësisë së saj intelektuale. Njëra përfshinë një strukturë të mRNA që Moderna thotë se shkencëtarët e saj filluan ta zhvillonin në vitin 2010 dhe ishin të parët që e vërtetuan në provat njerëzore në vitin 2015.

“Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën e kemi nisur, kemi investuar miliarda dollarë në krijimin dhe patentuar gjatë dekadës para pandemisë Covid-19” – tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel.