Mobilizohet Klina pas rastit me coronavirus, kryetari mbledh shtabin emergjent

Komuna e Klinës ka filluar mobilizimin pas konfirmimit të lajmit se një shtetase italiane e cila po qëndronte në Klinë ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha për KALLXO.com se në ora 20:00 do të mbledhë shtabin emergjent të komunës ku do të vendoset për masat që do merren dhe pastaj do dalin edhe me konstatime.

“Në ora 8 kemi takim të shtabit emergjent të Komunës dhe do të dalim me konstatime pastaj” tha Elezaj.

Kryetari Elezaj shtoi se nuk kanë informacion të saktë dhe se janë duke hulumtuar lëvizjen e të infektuarës me virusin Covid 19.

Deri më sot Kosova ka qenë një ndër vendet e pakta që nuk janë prekur nga coronavirusi, por sot janë regjistruar zyrtarisht 2 rastet e para. Të dy personat e prekur kanë ardhur nga Italia. Njëri rast është një 77 vjeçar nga Vitia dhe tjetri rast është një 22 vjeçare nga Klina.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë