Foto: KEK, ilustrim

Mjeti për bartjen e materialit në mihjen e KEK-ut përfshihet nga zjarri

Mbrëmë pas mesnate, është raportuar për një zjarr në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Sipas ankuesit, në mihjen sipërfaqësore të KEK-ut, ishte përfshirë nga zjarri mjeti manipulues i shiritave për bartjen e materialit minerar.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e zjarrfikësve të KEK-ut kanë fikur zjarrin.

Dëmet si pasojë e këtij rasti janë të konsiderueshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Sipas njoftimit, njësitet policore po hetojnë rastin.